A lejohet të kandidojnë për deputetë krerët lokalë të PD? Ja çfarë thotë udhëzimi

    0

    Partia Demokratike ka nisur fushatën elektorale për përzgjedhjen e emrave të mundshëm si kandidatë për deputetë në çdo qark të vendit.

    Sipas asaj që bën të ditur në mënyrë zyrtare selia blu, procesi do të kalojë në disa faza të rëndësishme dhe do të përmbyllet brenda muajit shtator 2020.

    Nëse në zgjedhjet e fundit lokale, krerët lokalë të PD-së e kishin të ndaluar kandidimin, këtë herë kjo situatë ka ndryshuar.

    Nëse një kryetar lokal i PD-së kërkon që të kandidojë për deputet, atëherë ai duhet të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm brenda 5 ditësh nga dita e sotme dhe duhet të dorëhiqet.

    Kryetari apo Sekretari i Degës që dëshiron të jetë në rrethin e personave që mund të propozohen apo vetëidentifikohen si kandidatë të mundshëm, duhet të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm me shkrim, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij urdhëzimi, se japin dorëheqjen nga funksioni partiak dhe përfshihen në procesin e propozimit, seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.

    Në rast dorëheqje për efekt të zbatimit të kësaj pike, Kryesia e Partisë, brenda 5 ditëve komandon një Kryetar apo/dhe Sekretar Dege, për drejtimin e Degës deri në zhvillimin e Kuvendit tëri të Degës sipas Statutit të PDSH’, thuhet në udhëzimin e shpërndarë nga selia blu.

    Artikulli i mëparshëmCovid-19 anulon maratonën më të famshme në botë, Nju Jorku thotë mirupafshim në vitin 2021
    Artikulli i radhësVajza e Albanit ka ditëlindjen, Bieta Sulo i bën dhuratën e veçantë: Për njeriun tim të shtrenjtë