Arrihet marrëveshja, po ndodh shkëmbimi i bujshëm Juve – Barça

0

Pas shumë bisedimeve, Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve të tyre, Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

Ekspertët e merkatos në Itali, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, kanë konfirmuar se mes Barcelonës dhe Juventusit tashmë është arritur një marrëveshje, me Arthur Melon që shkon drejt Torinos, dhe Miralem Pjanic, në anën e kundërt.

Mesfushori Arthur Melo është duke u përgatitur që të përshëndes Barcelonën. Këta të fundit do ta zëvendësojnë brazilianin me mesfushorin Miralem Pjanic.

Melo pranoi transferimin te bardhezinjtë, duke zhbllokuar një negociatë për të cilën dy klubet kanë punuar prej disa kohësh: 70 milion euro, ky është vlerësimi i kartonit të Arthur.

Mesfushori brazilian më në fund është bindur, dhe nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Juventusit.

“Zonja e Vjetër” thuhet se do t’i paguajë Barcelonës edhe 10 milionë euro shtesë.

Artikulli i mëparshëmA do të lejohen shqiptarët?/ Ja shtetet që mund të futen në BE pas rihapjes së kufijve
Artikulli i radhësBasha shpërndan postimin e Yuri Kim: Funksionimi i GJK, kusht për negociatat