Siç dihet, në Angli ashtu si pothuaj në të gjithë Europën, futbolli u kthye në fushë pa tifozë. Për këtë arsye, klubet kanë gjetur mënyra të ndryshme për të gjallëruar tribunat e boshatisura të stadiumeve.
Varianti më i përhapur është vendosja e fotografive të tifozëve më të zjarrtë. Kështu ka vepruar edhe Leeds, por klubi anglez ka bërë një gafë të madhe. Siç duket edhe në fotot që po bëjnë xhiron e botës në rrjet, mes fotografive të tifozëve në tribunë shfaqet edhe Osama Bin Laden. Polemikat janë të paevitueshme, ndërsa klubi ka kërkuar menjëherë ndjesë.