U bë çmos, por nën fund organizatorët u detyruan që të heqin dorë: edicioni i 50-të i Maratonës së Nju Jorkut, që normalisht do të zhvillohej të dielën e parë të nëntorit, është anuluar për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Lajmi ishte në qarkullim, por tani ka ardhur komunikate zyrtare nga ana e organiztorëve: rreziku është mjaft i madh për të garantuar shëndetin e më shumë se 50 mijë maratonomakëve dhe të mbi 10 mijë vullnetarëve dhe që mbledh nëpër rrugë mbi 1 milion njujorkezë. Kjo sepse Nju Jorku parashikon valën e dytë të epidemisë në vjeshtën e ardhshme.