Gjirokastër/ Punonjës të bashkisë me Covid19? Reagon Kryetari i Bashkisë

0

Pas lajmit se punonjës të bashkisë Gjirokastër rezultojnë të prekur me Covid 19 ,kryebashkiaku Flamur Golemi ka reaguar me anë të një statusi në FB duke e quajtur lajmin të pasaktë ndërsa ka akuzuar mediat se po përhapin panik.

Statusi i plotë i kryebashkiakut të Gjirokastrës:

“Nuk ka ASNJË të infektuar me Covid 19 në radhët e punonjësve të Bashkisë Gjirokastër. Raportimet sot në disa media janë të pasakta. Deri më tani tamponët që janë marrë tek disa punonjës kanë rezultuar NEGATIVË. Ftoj mediat t’i referohen burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Paniku nuk i shërben askujt në këtë histori. Natyrisht që askush nuk është i mbrojtur nga Covid 19. Të gjithë duhet të respektojmë protokollet e sigurisë, distancimin social dhe të ndjekim këshillat e mjekëve.
Pikërisht atëherë kur mendojmë se e fituam betejën me armikun e padukshëm dhe ulim vigjilencën, bëjmë gabimin më të madh. Covid është ende mes nesh dhe na rrezikon njësoj si ditët e para të pandemisë. Ju lutem tregohuni të kujdesshëm.”

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Bullohej nga shoku grek, babai i tij e rrahu, flet i ati i 12- vjeçarit shqiptar: Si nisi historia e ‘përndjekjes’ prej klasës së parë
Artikulli i radhësA do të lejohen shqiptarët?/ Ja shtetet që mund të futen në BE pas rihapjes së kufijve