Ruçi- Hajdarit: Ndërhyrja më e gabuar në kohën e gabuar, s’mund të bëhet asnjë krahasim mes Kosovës e Shqipërisë

0
Ruci

Deputetja Rudina Hajdari kërkoi që krahas krimeve në Kosovë Shqipëria duhet që të hetojë dhe të gjejë kriminelët në kohën e komunizmit por Ruçi e ka cilësuar këtë si ndërhyrje të gabuar.

Ruçi i tha Hajdarit se kjo ishte ndërhyrja më e gabuar në kohën mëtë gabuar. Më tej kryeparlamentari shtoi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim mes Kosovës edhe Shqipërisë sidomos në këtë ditë, kur dy liderë politikë në Kosovë akuzohen për krime lufte ndaj serbëve.

”Me keqardhje të them që bërë ndërhyrjen e gabuar në kohën më të gabuar. Jam dëshmitar okulari i gjithë kryeministrave që kanë qenë avangard. Asnjë krahasim mes Kosovës e Shqipërisë është i papranueshëm sidomos në këtë ditë.”- tha Ruçi.

Artikulli i mëparshëmMjeku natyropat Arben Gjoni letër Ramës: Ja terapitë për të luftuar koronavirusin
Artikulli i radhësGattuso “blindon” Elseid Hysaj, rinovimi me Napolin tani është i sigurtë