Zbardhen dëshmitë e mjekëve që operuan vrasësin e dy biznesmenëve në Laç: Isha i detyruar, nëse më vdiste në duar…

0
Vrasja Ne Lac

Zbardhen dëshmitë e dy mjekëve, Besim Lama dhe Viktor Marku, që mjekun vrasësin e biznesmenëve Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Lika (Hasani), në Laç.

Mjeku Marku, që ka kryer operacionin e autorit kryesor të atentatit, Eduart Lamajt, është shprehur se ishte i detyruar ta kryente operacionin, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Ndërsa, mjeku Lama ka thënë se nuk është i specializuar për ndërhyrje, pasi është endokronolog.

“Më informuan nga klinika që kemi nevojë për operacion. Pacientin e gjeta në narkozë. Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Për këtë shkak, nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi penale”, ka thënë mjeku Marku.

Ndërsa, mjeku Besim Lama është shprehur se “unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, më thanë se ka rënë dikush nga lartësia dhe një mjek të mirë ortoped. U sugjerova klinikën private në Qytet Studenti”.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për dy mjekët dhe seanca pritet të zhvillohet në orën 14:30.

Artikulli i mëparshëmGramoz Ruçi i ashpër me kryetaren e KLGJ: Plotësoni vakancat në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, s’mund të mbahet peng Shqipëria në Bruksel
Artikulli i radhësBin Laden në tribunë, klubi i Leeds bën gafën e madhe