
Beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me drejtësinë nuk përfundon këtu.
Pas një procesi maratonë, Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të premte të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin Tahiri.
Procesi i Saimir Tahirit rikthehet sërish në pikën zero. Në këtë mënyrë, ish-ministri do të rinisë nga e para përballjen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme, si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin kriminal “Habilaj”.