Fondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model për rajonin

0

Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, përshëndeti nisjen nga PD të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia.

Fondacioni i Partisë Konservatore veçoi rëndësinë e krijimit të Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike. Në postimin e tyre në Instagram, Fondacioni shpreh krenarinë që ndihmoi PD në nisjen e këtij procesi model për demokracinë dhe për rajonin.

Basha2

Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe: “Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik.Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.” 

Alex Shelbroooke, deputeti konservator britanik përshëndet procesin e brendshëm te perzgjedhjes se kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.

Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twiter përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme. Z.Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i tij: 

Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve. 

Artikulli i mëparshëmRikualifikimi i veprës penale/ “Gabimi” apo “loja” që riktheu nga e para dosjen ‘Tahiri’
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë në Zvicër, një 56 vjeçar nga Kosova vret nusen 24 vjeçare të djalit