Greqia e vendosur për të hapur kufirin me Shqipërinë. Ja çfarë duhet të dini nëse planifikoni të vizitoni vendin fqinj

0
Greqia1

Sot zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ka shpallur çeljen e sezonit turistik nga data 1 korrik, me slogan “enjoy your stay, stay safe” dhe bërë të ditur rregulloren e re: çdo udhëtar do plotësojë deklaratën përkatëse në pikën e hyrjes në Greqi, me itinerarin e planifikuar në vend dhe kontaktet.

Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare. Nga 1 korrik rifunksionojnë 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.

Lexo edhe: Video/ Shikoni si ‘shkundet’ ndërtesa nga tërmeti në Meksikë, e frikshme çfarë ndodh në det

Organet qeveritare greke theksojnë se nga udhëtimet ajrore përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë,  Arabia Saudite, Izrael. Greqia hap kufijtë me 38 vende europiane, sipas të dhënave të tanishme edhe me Shqipërinë.

Sezoni turistik do të jetë nën vëzhgimin e specialistëve epidemiologjikë, me ekipe speciale në ishuj, testime  e kampione në rastet e duhura dhe klinika të posaçme e hotele karantinë në gatishmëri thuajse në të gjithë vendin.

Artikulli i mëparshëmAeroporti i Prishtinës: Nga 28 qershori 2020 nisim fluturimet e rregullta
Artikulli i radhësTë udhëtosh gjatë kohës së pandemisë: Në Greqi ambientet e hoteleve i përshtaten masave të sigurisë, strategji për të shmangur rrezikun e infektimeve