KLP zhvillon mbledhje online, caktohen drejtues të Prokurorive të rretheve të ndryshme të vendit

0
Klp1

KLP ka zhvilluar sot një mbledhje online, ku janë caktuar edhe drejtuesit e disa prej prokurorive të rretheve të ndryshme të Shqipërisë.

Kështu, Arben Dyla u caktua drejtues i Prokurorisë së Lushnjës, Rita Gjati u caktuar drejtuese e Prokurorisë së Kukësit, Kreshnik Ajazi u caktua drejtues i Prokurorisë në Elbasan etj.

Njoftimi i KLP:

Sot KLP miratoi me seancën plenare e zhvilluar online, 6 projekt-akte për caktime të përkohshme si vijon: z. Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,

Znj. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”, z. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parē Lushnje, znj. Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

KLP miraton me shumicë votash projektakti për caktimin e përkohshëm të znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën duke filluar nga data 01.07.2020 deri në datë 15.07.2020.

Artikulli i mëparshëmKupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, njihuni me çiftet
Artikulli i radhësAkuzat për krime lufte, reagon Thaçi: Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës