MSH: Situatë serioze tek Infektivi, shkon në 87 numri i pacientëve të shtruar, 2 në intubim

0
997bd62b 844c 4895 Bb2b 39192d83899c

Është rënduar situata në Spitalin Infektiv, ku po kurohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i pacientëve të shtruar në spital, duke shkuar në 87 nga 76 që ishte një ditë më parë.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e MSH.

Artikulli i mëparshëmShqipëria më e korruptuara e Ballkanit, 90% besojnë se politika dhe sistemi i drejtësisë është i korruptuar
Artikulli i radhësNjolloset vettingu/ Falsifikim e fshehje pasurie, përfundojnë në SPAK dy anëtarë të KPA-së, gënjeshtrat që iu rrezikojnë karrierën