E vërteta e transmetimit të “Champions League” në TVSH: Ja ku do të mund të shihet i gjithë kompeticioni

0

Me një njoftim të parakohshëm dhe të nxituar për shkak rrethanash që lidhen me interesa personalë të drejtuesve të vet, RTSH ka krijuar konfuzion me lajmin se ka siguruar të drejtat për të përcjellë UEFA Champions League në ekranin e Televizionit Publik.

Njoftimi i shpërndarë fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas i përcjellë në edicionet informative, nuk ka saktësuar detaje shumë të rëndësishme të kësaj kontrate të RTSH me UEFA-n, si numrin e ndeshjeve dhe koston financiare.

Në publik është krijuar ideja se RTSH, ka marrë të drejtat e transmetimit të të gjithë kompeticionit, duke lënë pas në garë platformat me pagesë, të cilat tradicionalisht kanë përcjellë paketën e plotë të UEFA Champions League.

Por në të vërtetë, të drejtat e transmetimit të plotë të kompeticionit do të vazhdojë t’i ketë “Tring”.

Tradicionalisht UEFA ka hapur tenderin duke ndarë buqetën e ndeshjeve në dy grupe. Për transmetimet pa pagesë, garohet për 18 ndeshje dhe në tender kanë mundësinë të marrin pjesë të gjitha televizionet tradicionale.

Ndërkohë, paketa kryesore, është ajo e transmetimit të 120 ndeshjeve nëpërmjet Televizioneve me pagesë, paketë që për shkak të kostos së lartë, tradicionalisht i ofrohet këtyre medieve.

Me kontratën aktuale, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të të gjithë “UEFA Champions League”-s, deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë, për sa i takon ciklit të ardhshëm (2021-2024), Tring ka siguruar sërish të drejtat e plota të transmetimit të “UEFA Champions League”.

Të gjitha ndeshjet, përfshirë 18 takimet që do të transmetojë televizioni publik, do të përcillen në kanalet e dedikuara sportive!

Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në Tring Sport 1, Tring Sport 2, Tring Sport 3 dhe Tring Sport 4 !

Televizioni publik ka shpenzuar një shifër të majme, e cila varion nga 1.2 milionë euro deri në 1.8 milionë për tre sezone, për të përcjellë 18 ndeshje në vit.

Në vendet më të zhvilluara të Europës janë televizionet privatë që përfshihen në garën për këto të drejta dhe kjo ndodh për një arsye madhore, transmetimin e ndeshjeve të Klubeve të vendit tyre.

Në të gjithë Evropën perëndimore, tradicionalisht paketa kryesore me 120 ndeshje, ose edhe e plotë e kompeticionit përcillet në televizionet me pagesë, të cilat nëse dëshirojnë mund të blejnë paketën e plotë. Historikisht në Shqipëri, pavarësisht se cila platformë me pagesë i ka fituar të drejtat, paketa e “vogël” e ndeshjeve pa pagesë është përcjellë në televizionet tradicionale si Vizion Plus, apo Klan.

Pra transmetimet “pa pagesë” nuk janë një risi. Por këtë herë RTSH ka hyrë në garë pa “komplekse” sa i takon anës financiare, për një paketë minimale prej vetëm 18 ndeshjesh. Kujtojmë që këto ndeshje janë gjithashtu ekskluzivitet i Tring, ku do të përcillen të gjitha ndeshjet e UEFA Champions League, deri në vitin 2024.

PIKAT KRYESORE:

TË GJITHA NDESHJET NË TRING (138)

18 NDESHJE TË RTSH (Do të transmetohen edhe në Tring)

E drejta TV për paketën “pa pagesë: Minimalisht 400.000 euro në vit, 1.2mln euro totali

TVSH mendohet të ketë paguar 600 mijë euro në vit, 1.8 mln totali.

Lajmi u publikua në ditën kur Drejtori i RTSH, raportoi në Komisionin Parlamentar.

Artikulli i mëparshëmPorno e bixhoz: Vjen falimentimi më i madh në historinë e Gjermanisë së koorporatave
Artikulli i radhësFOTOT/ Bukuroshja australiane i nxjerr të “palarat” futbollistëve para 11 milionë njerëzve: Ju betohem për zotin që të gjithë më dërgojnë mesazhe, duan të kalojnë natën me mua