
Sot, Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkoviç, ka rezultuar e infektuar me koronavirus, siç raportojnë mediat e Beogradit. Ajo ka pneumoni dhe është shtruar në spital ku po merr terapinë e nevojshme.
Dje, media raportoi se Gojkoviç ishte shtruar në spitalin “Bezanijska kosa” në Beograd, i cili kohët e fundit ishte shndërruar në spital Covid, pikërisht prej pneumonisë, raporton Beta.
Infeksioni i koronavirusit deri më tani ka prekur edhe Ministrin e Mbrojtjes Aleksandër Vulin, drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Duriç si dhe kryetarin e Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez.