Porno e bixhoz: Vjen falimentimi më i madh në historinë e Gjermanisë së koorporatave

0
This image has an empty alt attribute; its file name is wirecard_bankrot_njemacka_juni2020_epa-e1593180598598-333x227-300x205.jpg

Fintech-i gjerman Wirecard deklaroi falimentimin të enjten për shkak të borxhit të tepërt, pasi u detyrohet kreditorëve 3.5 miliardë euro, të cilat i dhanë titullin famëkeq të kompanisë së parë nga indeksi DAX për të dështuar.

Sipas burimeve të Reuters, borxhi i kompanisë përfshin 1,75 miliardë euro kredi nga 15 banka dhe 500 milion euro të huazuara nga investitorët e bonove.

“Paratë janë zhdukur. Ne mund të paguajmë një pjesë të vogël brenda disa vjetësh, por ne do ta shlyejmë plotësisht atë kredi,” i tha një huadhënës bankar Reuters-it.

Ky është falimentimi më i madh në historinë e Gjermanisë korporative, duke tejkaluar falimentimin e kompanisë së kontejnerëve P&R në vitin 2018, e cila u kishte një borxh huadhënësve prej 3 miliardë euro.

Wirecard u themelua në vitin 1999 në periferi të Mynihut dhe fillimisht përpunoi transaksione për faqet e internetit që merreshin me lojërat e fatit dhe pornografinë.

Me kalimin e kohës, ajo zgjeroi rrethin e klientëve dhe u bë e preferuara e investitorëve, dhe në 2018 u përfshi në DAX. Vlera kulmore e saj në treg ishte 28 miliardë euro.

Skandali shpërtheu pasi auditimi Ernst & Young paralajmëroi javën e kaluar nuk mund të gjenin prova të depozitave me vlerë 1.9 miliardë euro.

Dy banka në Filipine u përfshinë në histori, duke njoftuar se dokumentet në llogaritë e Wirecard ishin të falsifikuara dhe se kompania gjermane nuk ishte klienti i tyre.

Artikulli i mëparshëmNASA zbulon planetin që rrotullohet rreth një ylli pranë nesh
Artikulli i radhësE vërteta e transmetimit të “Champions League” në TVSH: Ja ku do të mund të shihet i gjithë kompeticioni