
Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në tunelin Elbasan-Tiranë.
Aksidenti ka bërë që të bllokohet njëri aks i tunelit.
Ndërsa nga tuneli është parë të dalë edhe tym.
Mbyllja e korsisë së njërit krah të tunelit ka krijuar trafik.
Ndërkohë që një varg i gjatë makinash presin nga krahu i tunelit që vjen për në Tiranë.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia ndërsa nuk ka një informacion zyrtar mbi atë që ka ndodhur.