A do të largohet Rudina Magjistari nga emisioni i pasdites? Moderatorja reagon pa shumë zhurmë

0

Prej disa ditësh në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur, Rudina Magjistari nuk do ta drejtojë më emisionin e saj të pasdites “Rudina”.

Madje u përfol se drejtimin e emisionit do ta merrte Jona Spahiu dhe ndërkohë Rudina po synonte të bënte një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi, ‘Ce’ posta per te’. Edhe pse nuk ka reaguar deri më tani, foto e fundit e publikuar nga Rudina flet vetë.

Ajo ka treguar se po kërkon gazetarë të rinj për sezonin e ardhshëm të emisionit të pasdites. Kështu ajo i ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga drejtimi i emisionit në sezonin e ri televiziv.

Artikulli i mëparshëmKush është vajza misterioze që çoi DJ Sardin drejt fejesës?
Artikulli i radhësTë pasmet si të Anastasias nuk i ka as Kim Kardashian