FOTOLAJM/ Aksidentohet Ferrari me 200 kmh, shpëton me plagë të lehta

0

Në rrugë është një Ferrari i ndarë në dysh. Nëse dikush e sheh, mendon se aty ka ndodhur një masakër. Por për fat, drejtuesi i këtij mjeti luksoz ka shpëtuar me plagë të lehtë.

Aksidenti u shënua në Gjermani, teksa drejtuesi i mjetit Ferrari F 360 Spider ishte me 200 km në orë.

58-vjecari humbi kontrollin, makina doli nga rruga, u rrotullua disa herë dhe përfundoi sërish në autostradë. Nga goditja e fortë, blloku i motorit përfundoi jashtë makinës. Copat e Ferrarit u gjetën deri 100 metra larg. Shoferi u lëndua pak. Ai u shtrua në spital. Mjeti i tij është një grumbull teneqesh.

Artikulli i mëparshëmInfektohen njëlloj si gratë e fëmijët, por sëmuren më rëndë/ Pse vdesin më shumë burra nga COVID-19
Artikulli i radhësAlfred Cako: Tani do të jetojmë nga 600 vite, në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë