
Katër raste të tjera me Covid-19 janë shënuar në orët e fundit në Shqipëri.
Rastet e reja janë regjistruar në qytetin e Sarandës.
Sipas burimeve mediatike personat e infektuar janë kontakte të afërta, të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.
Sipas DVSHP Sarandë, nga 22 tamponët e marrë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.
Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.
Ndërkohë që janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambjenteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi që ka rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i klubit të futbollit, Butrinti.
Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarve në Sarandë ka shkuar në 7.