Ka shumë mënyra për të mposhtur plakjen dhe për të fshehur disa vite, por të jesh 70 vjeç dhe të dukesh si 25 duket pak e pabesueshme. Sado e pabesueshme të jenë raste si ky, janë të shumtë:Vera Wang
Dizajnerja e njohur amerikane do të mbushë 71 vjeç nesër (27 qershor). E sigurt është që ju nuk do ta hamendësonit kurrë moshën e saktë, të paktën jo nga fotot.
Iman
Modelja, aktorja dhe bashkëshortja e David Bowie është plot 64 vjeç. Ajo është edhe një grua biznesi, mama dhe një zonjë e dashur, por të gjitha këto janë më të thjeshta për t’u besuar sesa mosha e saj
Halle Berry
Fituesja e çmimit Oscar, duket sikur posedon eliksirin e rinisë së përjetshme. Sado të hamendësoni nuk do t’i afroheni moshës së saj reale, që është 53 vjeç.
Salma Hayek
Pas kësaj fotoje që Salma postoi në Instagram pa make up, mund të themi që ajo vetëm 53 vjeçe nuk ngjan.
Jennifer Lopez
Pas performacës së saj në Super Bowl askush nuk e beson që “Jenny from the Block” është 50 vjeçe.
Yolanda Hadid
Epo duke parë Yolandën 56 vjeçe, kuptojmë se gjenetika e mirë është gjithçka.
Cindy Crawford
Edhe pse 54 vjeçe, duket se vitet nuk kanë kaluar fare për të dhe ajo rinohet nga dita në ditë.