
Arjen Roben do të luajë sërish futboll. Ish-ylli i Bajern Mynihut ka firmosur për një sezon me skuadrën holandeze të Groningenit.
Lajmi u dha nga vetë klubi holandez në faqen e tij zyrtare.
Roben u tërhoq nga futbollit në 4 qershor të vitit të kaluar. Te Bajerni ai pritej të merrte detyrën e trajnerit të skuadrave zinxhir, por holandezi dëshiron ende të luajë në fushë.