Barcelona rrezikon të humbasë titullin, Piqué mesazh social kundër Rafinhas

0

Barcellona barazoi 2-2 kundër Celta Vigo e humbet, me shumë mundësi, terren në klasifikim në favor të Real Madrid, i impenjuar sot me mundësinë për të shkuar +2 ndaj rivalëve direkt për titull. Barazimi blaugrana është një rezultat i hidhur si konfirmuan fjalët e Suarez. Por ai që ndez edhe më shumë pas garën është Gerard Piqué, i nervozuar në aksionin që solli golin e Celta Vigo, me një postim që i referohet sipas gjithë gjasave Rafinhas.

Piqué nuk bën asnjë referim specifik ndaj ish-shokut të skuadrës, por sipas asaj që shkruan AS, duket se nuk ka dyshime mbi aludimin e qendrorit blugrana: “Jemi të destinuar të shtiremi. Të shtiremi”. Pak fjalë që nëse lidhen me disa mesazhe të tjera të publikuara nga të tjerë përdorues të Twitter, bëjnë të qartë situatën. Qendrori spanjoll e ka me aksionin që solli golin e Celta ku pikërisht Piqué i sinjalizohet faull ndaj Rafinha.

Në imazhet e postuara nga tifozët në rrjetet sociale duket se sparkata e katalanasit nuk e prek rivalin, por ish-mbrojtësi blaugrana simulon pësimin e faullit duke ekzagjeruar dukshëm rënien. Me pak fjalë, Piqué nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e ish-shokut…

Artikulli i mëparshëmDua Lipa, tjetër sukses më këngën më të dëgjuar të saj (Foto)
Artikulli i radhësNënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës del me koronavirus