
Hiti “IDGAF” ka arritur plot 1 miliardë klikime në Spotify, duke u renditur si kënga e tretë e Lipës që arrin një sukses të tillë. Kjo e bën Duan artisten e parë femër që mban mbi supe një sukses të tillë. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime.

Me pak fjalë, është çështje kohe kur Dua të numërojë katër këngë në listën e ‘një miliardëshit’. Ndërkohë, këngëtarja po xhiron klipin e ri, protagonist i së cilit do të jetë Anwar Hadid. Ky i fundit është njëkohësisht djali që i ka rrëmbyer zemrën Duas prej një viti.