I shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë, ndërron jetë nga koronavirusi 69-vjeçari nga Shkodra në Infektiv

0
Infektiv

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë e cila bën të ditur se gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmI akuzuar për vrasjen në Laç, zbardhet dëshmia e Eduart Lamajt: Unë sigurova kapuçat dhe jelekët ‘policia’. Qëllova pasi më plagosën.
Artikulli i radhësPrishtina, vatra më e ‘nxehtë’, 444 raste aktive me koronavirus