Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane shënon rënien më të madhe në 8 vjet

0

Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane shënon rënien më të madhe në 8 vjetPresidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbuluar indeksin vjetor të 2019 duke thënë se ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit, në 38 pikë nga 100 të plota.

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë të përkeqësim, me vetëm 4 nga 27 indikatorët që janë përmirësuar lehtë.

Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike që ka shënuar dhe përkeqësimin më të madh dhe është problem i parë i bizneseve të anketuara. Vitin e kaluar problemi kryesor ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme.

Shqetësimi i dytë më i madh i anëtarëve është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, i ndjekur nga gjetja e stafit të specializuar.

Performanca e ekonomisë shqiptare është shqetësimi i katërt. Më pas renditet klima e biznesit, korrupsioni, e ndjekur nga informaliteti dhe burokracia e qeverisë.

Më pak problematike për bizneset janë marrëdhëniet me taksat e tatimet si dhe furnizimi me energji, i cili është nga të paktat çështje që janë në përmirësim.

Jaço thotë se është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi. Sipas tij, arsyet janë monopolet, tregtia e pandershme, klima politike, po ashtu trendi negativ për gjetjen e stafit të kualifikuar.

Jaço konfirmon se në dy vitet e fundit Indeksi ka rënie dhe sektori privat duhet të jetë në një situatë aktive. Sipas tij, situata post- covid do jetë e jashtëzakonshme, por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një oportunitet shumë i madh për biznesit.

‘Janë kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite.

Kompanitë përafqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomia, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe.

Për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. E thjeshtësuar: mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme, nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% janë neutralë. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregtia e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit.

Është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme’.

Artikulli i mëparshëmMaldini e zbulon: Ky është portieri më i mirë në botë!
Artikulli i radhësCovid-19: Një skenar për Shqipërinë