Sikundër e kishte paralajmëruar “France Football”, rinovimi i kontratës së Lajvin Kurzavës, 27 vjeç, është zyrtarizuar pak çaste më parë nga ana e Paris Sën Zhërmenit. Anësori i majtë, të cilit i përfundonte kontrata më 30 qershor, ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024, duke përfituar dhe një rritje të pagës.
Kjo lëvizje është një befasi e madhe, raportojnë mediar franceze, pasi lojtari i mbërritur në Paris në vitin 2015, kishte njoftuar largimin prej disa mujash dhe ishte në shënjestër të shumë klubeve europiane, ku në krye të listës ishte Interi.