Italia shënon bilancin më të ulët që prej muajit shkurt, vetëm 6 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

0

Italia shënon sot bilancin e saj më të që nga 28 shkurti. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19.

Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22. Lajm i mirë vjen edhe nga Lombardia, që në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm një viktimë dhe 78 të infektuar. Të shtruarit në terapi intensive në vendin fqinj mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar.

Viktimat në Itali janë regjistruar në 4 rajone në 24 orët e fundit, në Lombardi, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Toscana. Në 16 rajonet e tjera nuk pati vdekje asnjë të vdekur.

Ndërsa në 8 rajone, si Marche, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Calabria dhe Molise, si dhe në Trento nuk pati asnjë rast të infektuar me COVID-19.

Artikulli i mëparshëmLëvizja nga 1 korriku, ambasada greke sqaron: Ja kush mund të udhëtojë drejt Greqisë
Artikulli i radhësOBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë