Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin Covid-19. Burimet thonë se Emilia Koliqi ka bërë testin gjatë ditës së djeshme dhe sot ka mësuar se ajo është e infektuar.
Sipas burimeve nënkryetarja Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5.
Tashme pas përgjigjes pozitive Koliqi ndodhet në karantine në banesën e saj.
Pas konfirmimit me COVID-19 një sërë punonjësish të bashkisë Shkodër po bëjnë tamponët kryesisht ata që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi.
Është e paqarte se ku është infektuar nënkryetarja ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marrë në ndonjë dyqan.
Tashmë po merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë, por edhe dezinfektimin e zyrës se nënkryetares dhe mjediseve të tjera të bashkisë Shkodër.