Kjo është një nga ato historitë, që shpesh i shohim nëpër filma.
Pramod Mittal, një nga njerëzit më të pasur në Britani, i cili vetëm për vajzën e tij disa vite më parë, harxhoi plot 50 milionë euro, ka përfunduar në burg.
Ai falimentoi dhe raportohet se ka borxh 130 milionë euro, pasi u përfshi në një hetim për pjesmarrje në krim të organizuar, me një kompani boshnjake.
Vëllai i tij, Lakshmi Mittal, prodhuesi më i madh në botë i çelikut, pasuria e të cilit është diku tek 7 miliardë euro dhe është i 19-ti në listën e më të pasurve në Britani, ka befasuar ndërkohë.
Ai nuk është i gatshëm të paguajë për lirimin me kusht për vëllain.
Një burim i tha “The Times”:
“Ata nuk janë më shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Lakshmi nuk e sheh pse ai duhet të jetë përgjegjës financiarisht për vëllain e tij.
Ky borxh nuk ka asnjë lidhje me të”.
Pramod Mittal “tërboi” Britaninë 7 vite më parë, me dasmën e vajzës.
E mbajtur në Barcelonë, ajo zgjati tri ditë dhe pati mbi 500 të ftuar, ndërsa kushtoi plot 50 milionë euro.
Vëllai i tij, me të cilin duket se ka rivalitet të fortë, Lakshmi, thuhet se kishte harxhuar 40 milionë euro në dasmën e vajzës së tij Vanisha në Pallatin e Versajës, në 2004, në të cilën këngëtarja e njohur Kylie Minogue dha një shfaqje, ndërsa fishekzjarret u vendosën në Kullën Eifel.
Dhe Pramod Mittal, për inat të vëllait, mendoi të bënte një dasëm edhe më të madhe.
Vetëm se tani është në telashe dhe ndihma e të vëllait do t’i bënte punë, duke qenë se mund të qendrojë në burg për një kohë të gjatë, ndërkohë që ka humbur dhe gjithë pasurinë e tij.