
Greqia ka konfirmuar se do të hapë kufijtë me Shqipërinë
Ka qenë zëdhënësi i qeverisë fqinje Stelios Petsas i cili në një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se midis pikave që do të hapen me shtetet e tjera, do të jetë edhe Kakavia.
Ndër të tjera, pasi bën me dije hapjen e aeroporteve dhe porteve nga pasnesër më 1 korrik, ai thotë “njëkohësisht, hapen portat e hyrjes të Evzonon, Kakavië, Kristalopigis, Kapshticë, Promachona, Nimfeas, Kastanion dhe Kipon”.