Basha: PD do ta rikthejë turizmin në prioritet kombëtar, ulje taksash e subvencione për kompanitë që sjellin turistë

0
D81dc729 F639 4b8d B369 1d4e4b91facb

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bizneset dhe operatorët turistikë në Golem. Përmes një mesazhi, Basha theksoi se sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shtoi se qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive.

Sipas kryedemokratit Basha RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre.

“Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.”, tha Basha.

MESAZHI I BASHËS
Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.
Sot u takova me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit. Hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë më folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.

Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.

RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.
Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje.
Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

Cdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t`i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.
Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minjonët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet.
Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.

Artikulli i mëparshëmIndia jep ‘Ok’, COVAXIN fillon të testohet në njerëz, ‘eksperimenti’ përfundon më 31 korrik
Artikulli i radhësAnaliza e shifrave/ Në 10 ditë 20 vdekje nga COVID-19, 644 raste të reja, 16 të shtruar më shumë në Infektiv