Brataj: Në korrik mund të shtohen rastet, nuk po zbatohen masat

0

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19. Pas hapjes së plotë rezultojnë të infektuar më shumë persona sesa gjatë tre muajve izolim.  Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit. “Kjo është gjëja më absurde që po ndodh në këtë vend, ndërkohë që e gjithë bota është në këtë situatë, ashtu si edhe Ballkani. Njerëzit duhet ta marrin vesh një herë e mirë, nuk bëhet shaka me virusin, sepse po shkakton pacientë, viktima, po infekton njësoj si më parë”, thotë kreu I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ai paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura. Vetëm kështu, thotë drejtori i Urgjencës, qytetarët mund t’i shpëtojnë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit. (a2)

Artikulli i mëparshëmTrafik droge nga Shqipëria në Itali, zbulohen ‘kokat’ e grupit kriminal, vepronin prej 2015
Artikulli i radhësNuk di ende të shkruajë e të lexojë, por 5 vjeçarja di të krijojë një softuer në vetëm 3 minuta