Reklamimi në Facebook është bojkotuar nga shumë përdorues të platformës, në një përpjekje për të ndaluar ‘fjalimet e urrejtjes’ në të.
Fushata ‘Ndaloni urrejtjen për përfitim’ po punon që të ndalojë kompanitë europiane nga blerja e reklamave në Facebook.
Marka të njohura si Starbucks, Coca-Cola dhe Unilever janë bërë pjesë e fushatës.
Kjo fushatë ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e personave përgjegjës në kompaninë Facebook dhe kërkon që ata të ndryshojnë algoritmat e faqes për të ndaluar përhapjen e urrejtjes.