Kërkesa për karburantie në Indi, importuesi i tretë më i madh në botë i naftës dhe konsumatori i tretë më i madh i naftës, duket se do të kthehet në nivelet e para krizës deri në fund të shtatorit, tha Ministri Indian i Naftës Dharmendra Pradhan në Samitin virtual të BloombergNEF në New Delhi.
Duke gjykuar nga trendi në javët e fundit pasi India liroi bllokimet e saj, kërkesa për karburant do të jetë “si zakonisht” deri në fund të tremujorit që përfundon në shtator, tha ministri, duke shprehur një këndvështrim më optimist mbi kërkesën, sesa ai i OPEC dhe Agjensisë Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) e cila parashikon do të duhet deri në fund të këtij viti për tu rikuperuar.
“Në fund të qershorit, ne kemi arritur tashmë 85% të kërkesës sonë në krahasim me qershorin 2019”, tha Pradhan në Samitin e BloombergNEF.
Në maj, ministri priste që kërkesa e karburantit të kthehej në nivelet para krizës deri në fund të qershorit, gjë që sugjeron që India mund të jetë tepër optimiste në mënyrën se si i shikon gjërat.
Duke folur në Samitin e BloombergNEF, Pradhan tha tani se “procesi i zhbllokimit ka filluar dhe shumë aktivitete ekonomike po vazhdojnë prej më shumë se një muaj e gjysmë.”
Sipas ministrit, kërkesa për benzinë, naftë, gaz të lëngshëm (LPG) dhe karburantet e tjera po kthehet në nivelin e saj normal, ndërsa kërkesa për karburantë avioni vazhdon të jetë një në nivele shumë më të ulta – siç është kudo në botë .
Lexo edhe: Gjendet thesari 1 milionë dollarësh i fshehur nga kuratori i artit në male
Bursa për datën 30 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 374.75 | + 9.75 |
DIESEL | 352.50 | + 4.25 |
BRENT | 41.84 | + 0.44 |
©aktualitet.al