Lazio është afruar gjithnjë e më shumë me Marash Kumbulla pas takimit të zhvilluar katër ditë më parë me përfaqësuesit më të lartë të dy klubeve. Qendërmbrojtësi kuqezi ka pranuar me dëshirën më të madhe ofertën e Igli Tares, mbi të gjitha ka pranuar pasi drejtuesit e klubit lacial i kanë ofruar një vend si titullarë. Në një kohë kur kanë marrë pëlqimin e lojtarit pse akoma nuk është zyrtarizuar transferimi i tij? Kjo është pyetja që ngrenë mediat italiane duke u përpjekur më pas ti japin një përgjigje.
E thjeshtë, Verona nuk heq dorë asnjë centimetër nga kërkesa e tyre për kartonin e Kumbullës, 30 milion euro. Presidenti Setti mund të pranoj ndonjë skonto të vogël por në çdo rast, ku mund të përfshihen edhe ndonjë lojtarë, oferta duhet të shkoj në 30 milion euro. Drejtuesit e Verona janë në pritje edhe të ndonjë oferte zyrtare nga ana e Inter, klub që e ka kërkuar prej kohësh. Vetë lojtari nga ana e tij i ka dhënë fjalën Igli Tares por në këtë tratative duhet bindur edhe Verona që me sa duket nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë nga një prej lojtarëve më të kërkuar në Serie A.