U kallëzua nga avokati, Prokuroria vendos mosfillimin e procedimit për ish gjyqtarin e Apelit në Durrës, nuk ka vepër penale

0
Prokuroria Tirane

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal për ish-gjyqtarin e Apelit Durrës Arjan Balliu, i cili u kallëzua nga avokati Fran Dashi. Balliu është shkarkuar nga detyra nga KPK dhe pret vendimin nga KPA.

Prokuroria vlerëson se faktet e kallëzuar nga Dashi nuk përbëjnë vepër penale. Vendimi është marrë nga prokurorja Marjola Mërtiri.

Fran Dashi kallëzoi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh të shkarkuar nga vettingu, një pjesë e të cilëve po verifikohen nga SPAK.

Prokuroria e Tiranës ka vendosuur mosfillim edhe për gjyqtarë e prokurorë të tjerë që u kallëzuan nga Fran Dashi. Sipas organit të akuzës, nuk janë gjendur në kallëzimet e tij elementë të veprave penale.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ ‘M’i mblidhni, ç’janë këta që bredhin?!’ Policia përzë me dhunë qytetarët, Berisha: Si bashibozukë!
Artikulli i radhësJurgen Klopp “prish” festën e Liverpool: Shëndeti është më i rëndësishëm