Barcelona ka publikuar një video duke zyrtarizuar blerjen më të re të klubit, Miralem Pjanic.
Mesfushori boshnjak nënshkroi për katalunasit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Arthur Melon, i cili kaloi tek Juventusi.
Pasi ka shkruar një letër të gjatë për tifozët e “Zonjë së Vjetër”, 30-vjeçari është zotuar se do të japë gjithçka me fanellën e Blaugranëve.
“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Forca Barça!”, janë fjalët e para të Pjanic si lojtar i klubit spanjoll.