Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti të hënën njw fjalim para popullit që u shit si live por në fakt nuk ishte i tillë. Por ne fakt një detaj i vogël e ka tradhëtuar.
Një sy i kujdesshëm ka vënë re se kur fjalimi filloi të transmetohej në orën 20:00 të së hënës, akrepat e ores që mbante në dorë shënonin shifra të tjera. Në dorën e tij ora shënonte 15:50 dhe xhirimi vazhdoi deri në 16:45.
Ndonëse xhiroi rreth 1 orë, për qytetarët u shfaq vetëm 18 minuta fjalim.
Ndoshta regjistrimi i fjalimit lidhet me faktin se atë ditë, kryeministri Rama kishte njoftuar që do të mbërrinte në Kosovë për të takuar figurat e politikës dhe xhirimet mund të jenë realizuar paraprakisht që darka te lihej e lirë për kryeministrin e Shqipërisë.