FOTOT: Një udhëtim spektakolar nëpër botë me autobusin shtëpi

0

Një çift e kthyen një autobus të vjetër shkollor në një shtëpi të mrekullueshme të vogël dhe tani jetojnë aty.

Tyler Hjorting, 30 vjeç dhe Lexi O’Brien, 28 vjeç jetonin në Los Angeles derisa një ditë vendosën të linin gjithçka dhe të fillonin një aventurë. Ata kthyen një autobus të vjetër në një shtëpi të ndritshme, të mbushur me pemë dhe e quajtën “Një udhëtim të egër”.

Tyler dhe Lexi thanë se ata po shpenzonin shumë para për të marrë me qera apartamentin e tyre të vogël në LA, kështu që ata hulumtuan ‘mënyrat alternative të jetesës’ dhe u përpoqën të blinin një autobus.

Në vitin 2017, pas mbi një vit hulumtimi të idesë dhe kursimit të parave, ata blenë një autobus për 10,000 dollarë. Kaluan 8 muaj duke rinovuar autobusin gjatë fundjavave dhe pas punës, duke bërë pjesën më të madhe të punës vetë, përveç punimeve elektrike dhe hidraulike. “Ishte thjesht një proces i madh mësimi, shumë prova dhe gabime. Shpenzuam 25,000 dollarë të tjerë për të rinovuar dhe dekoruar shtëpinë e ëndrrave”, thotë Tyler.

Çifti është përpjekur t’i ketë të gjitha lehtësitë që ka një shtëpi normale dhe ia kanë arritur. “Ne jemi mjaft të lumtur me çdo gjë dhe po të ktheheshim pas, nuk mendoj se do të kishim ndryshuar dicka”, shprehet ai.

Shtëpia-autobus ka një zonë ngrënieje, një sobë, një furrë, një frigorifer, një tualet, dush, një shtrat, divan, një dollap dhe një bufe. “Magazina” fshihet nën divan dhe shtrat.

Para se të nisnin këtë mënyrë jetese, të dy thanë se shitën gjithçka kishin, nga makina deri tek orenditë dhe kaluan tre muaj duke jetuar me motrën e Tyler për të kursyer. Ata mblodhën aq para sa të kursenin një vit shpenzimesh në mënyrë që të mund të udhëtonin të qetë pa pasur nevojë të punojnë ose të stresohen për para.

Një vit më vonë Lexi filloi të bëjë marketing online për të shtuar të ardhurat e tyre, ndërsa Tyler filloi të punojë punë të ndryshme. Megjithatë, deri atëherë, ata kishin arritur një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram dhe filluan të paguheshin për postimet që bënin gjë që i ndihmoj të kishin disa të ardhura të sigurta. Pasi kaluan një vit e gjysmë duke udhëtuar në 22 shtete, çifti u vendos në Teksas për të jetuar në autobusin e tyre. Tani jetojnë atje ku të dy punojnë në një biznes familjar dhe po ndërtojnë shtëpinë e tyre.

Këshilla e tyre kryesore për njerëzit që e mendojnë si stil jetese? “Thjesht bëjeni. Ndaloni së menduari, sepse është e mrekullueshme”.

Artikulli i mëparshëmMiratimi nga Kina i ligjit për Hong Kongut shkakton nervozizëm
Artikulli i radhësPushimet në Itali, 500 euro bonus nga shteti