Ish-sekretarja e Ilir Metës, në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

0
This image has an empty alt attribute; its file name is albana-shtylla.jpg

Ish-sekretarja e Ilir Metës, Albana Shtylla, është zgjedhur sot kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Në njoftimin zyrtar, KPA bën me dije se juristja Albana Shtylla ka marrë votën unanime të 7 anëtarëve për mandatin e kryetares.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020”, njofton KPA.

Sipas ligjit për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, Natasha Mulaj.

Albana Shtylla ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, në kohën që drejtohej nga Ilir Meta.

Pas largimit të Ardian Dvoranit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ky është një tjetër lajm që i shkon për shtat Ilir Metës.

Artikulli i mëparshëmJuventusi fiton me tre kryevepra, bardhezinjtë kthen të argëtojnë
Artikulli i radhësShqiptarët, të parët në rajon që nuk kanë besim tek prodhimi vendas