Refik Halili “hap portofolin”, zbulohet shpërblimi për ndeshjen ndaj Skënderbeut

0

Në seancën e djeshme stërvitore, presidenti i klubit Refik Halili, takoi futbollistët dhe i përgëzoi në lidhje me atë fitore

Tirana ja doli të fitojë me përmbysje përballë Skënderbeut për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë brenda në Korçë arritën të kthenin rezulatin nga 1-0 në 1-2. Një sukses që jo vetëm e mban Tiranën 9 pikë larg nga Kukësi, por edhe kënaq xhepat e futbollistëve që kontribuan në atë sukses.

Në seancën e djeshme stërvitore, presidenti i klubit Refik Halili, takoi futbollistët dhe i përgëzoi në lidhje me atë fitore, duke shpresuar që skuadra të vazhdojë me këtë ritëm, për të fituar të dy trofetë. Veç fjalëve të zakonshme është mësuar se lojtarët kanë marrë 400 euro premio për kokë.

Artikulli i mëparshëmDetaji që tradhëtoi Thaçin në fjalën para kombit (foto)
Artikulli i radhësKëshilli Politik mbyll punën, Gjiknuri dorëzon në Kuvend draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore