Në emisionin ABC-ja e mëngjesit këtë të mërkurë, drejtuesi dhe gazetari Enkel Demi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe Gent Cakajt, për ndalimin e lëvizjes së shqiptarëve në vendet e BE.
Ai shpreh i revoltuar në lidhje me vendimin e BE për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë për shkak të shifrave të epidemisë që vendi ynë ka.
Gjate bisedës me gazetaren Erisa Zykaj, gazetari u shpreh se sektori i vetëm që vendi mund të punonte në këtë periudhë, ishte turizmi dhe strukturat turistike, ndërkohë që tashmë të gjithë këta nuk mund të punojnë.
Për Enkel Demin, gjithë përgjegjësia bie mbi Ministrin e Jashtëm, për të cilin nuk i kurseu kritikat, dhe që sipas tij është kalama.
Sipas gazetarit, Ministri i Jashtëm Gent Cakaj duhet të kishte shkuar në Bruksel, të bindte çdokënd që Shqipëria të mos penalizohej.
‘Ne kemi nevojë për lëvizjen e lirë më shumë për të ikur vetë se sa për të ardhur në Shqipëri. kjo kuptohet prej turizmit, vijmë pas një tërmeti dhe pas një periudhe pandemie. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë aq keq sa këto kohë.
Mund të llogaritemi me 97’-ën dhe e vetmja shpresë për të gjithë operatorët turistikë dhe për gjithë rrjetin e shërbimeve që të paktën 2 ose 3 muajt e verës të punojnë për të mbajtur strukturat hapur sepse nuk flet më njeri për fitim’, tha ndër të tjera Enkel Demi.