‘Zbulohet’ arsyeja pse Rama shet gënjeshtra 3D: Të bësh një rrugë në Gjermani duhen 12 vite

0

Zbulohet arsyeja se përse kryeministri Edi Rama nuk bën investime në vend, por ka tetë vite që shet vetëm projekte në 3D.

Por teksa qytetarët e kanë bërë subjekt humori dhe memesh online faktin që Rama i ndërton gjërat vetëm 3D, duke gënjyer hapur, kryeministri e gjeti sot justifikimin.

Teksa ka hyrë në fundin e mandatit dhe projektet 3D po bëhen më të mëdha dhe më të pabesueshme, Rama tha se që të ndërtohet një rrugë, duhen 12 vite.

Ai tha se kështu ndodh në Gjermani.

Teksa shtoi edhe një tjetër projekt 3D, sa për të thënë, atë të rrugës Shëngjin-Velipojë, Rama tha se ka një studim që tregon se në Gjermani kërkohen 12 vite për përfundimin e një rruge.“Më ka bërë përshtypje një nga studimet që kam lexuar se koha mesatare optimale e ndërtimit të rrugëve nacionale në Gjermani, në vendin perfekt, është 10 deri në 12 vjet,” tha Rama.

Artikulli i mëparshëmBE vendosi të mos hapë kufijtë/ DW: Tri elementet që e panalizuan Shqipërinë. Paralajmërimi i OBSH
Artikulli i radhësAmbasada e Holandës sqaron protokollin e udhëtimeve me Shqipërinë