Akullore shtëpie

0

Përbërësit

1 litër qumësht
6-7 lugë sheqer
3-4 kokrra vezë

2 lugë niseshte
1 vanilje
1 lugë gjalpë
Fruta të thata
Reçel për servirje

Përgatitja

Fillimisht vendosim qumështin të vlojë dhë më pas e lemë t’i ulet pak temperatura.

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin dhe niseshten dhe i përziejmë duke shtuar dhe qumështin e ngrohtë. E vendosim në tenxhere në vatër të sobës duke e përzier derisa të lidhet. Në fund shtojmë vaniljen dhe arra e fruta të thata sipas dëshirës. E vendosim akulloren në një formë, e lemë të ftohet dhe më pas e vendosim në ngrirje për të paktën 8 orë.

Artikulli i mëparshëmErdogan kërkon ta kthejë sërish xhami, Pompeo thirrje Turqisë: Shën Sofia të mbetet muze, ndryshimi i statusit do të zvogëlonte vlerat e trashëgimisë
Artikulli i radhësThellohet numri i viktimave, 3 pacientë me COVID-19 humbin jetën në Infektiv. 82 të infektuar në 24 orë