
Pallati me vlerë 64 milionë dollarë i një miliarderi është djegur deri në themele në ditën e parë që u rihap pas karantinës.
Flakët përpinë pallatin Baan Sukhawadee në Tailandë këtë mëngjes.
Stafi i vilës gjigante të mbushur me antikuarë dhe relike u shpreh se dëgjuan një shpërthim dhe më pas gjithçka u mbulua nga flakët.
Pallati madhështor u ndërtua nga biliarderi në vitin 2000 dhe është kthyer në një atraksion turistik.
Sukhaëadee do të thotë parajsë dhe është i famshëm për stilin luksoz europian dhe kopshtet gjigante.
I mbushur me imazhe të Budës, pallati qëndron në contrast me fshatin e qetë të Pattayas.