Ellie Goldstein, modelja e parë e Guccit me sindromin Down

0
Ellie La Prima Modella Di Gucci Con La Sindrome Di Down Quando La Disabilità Non è Un Limite 638x425 1

Ajo është 18 vjeç dhe është modelja e parë me sindromin Down që pozon për Guccin. Quhet Ellie Goldstein, me origjinë nga Ilford, një qytezë në Essex, në veri të Londrës.

Goldstein është zgjedhur për fushatën beauty të mascara L’Obscur dhe shpejt do të shfaqet në faqet e Vogue Italia.


Fotot e saj kanë bërë xhiro në web dhe tregojnë admirimin nga ana e mijëra përdoruesve të internetit. Ellie ka qenë pjesë e reklamave publicitare dhe e set-eve fotografike.

Në 2017, ajo ka firmosur kontratën e saj të parë me një agjenci që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara, më pas karriera e saj filloi të ngjitej dhe në pak kohë vajza është bërë pjesë e modës së lartë, ëndrra e saj më ë madhe.

Por në jetën e Ellie nuk është vetëm moda. 18-vjeçarja vazhdon fakultetin e arteve në kolegjin e Redbridge në Londër. ’Jemi krenar për ty’, ka thënë mamaja e vajzës.

Artikulli i mëparshëmUshqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme
Artikulli i radhësIshte pilote e garave të shpejtësisë u bë modele pornografie, njihuni me 25 vjeçaren që po shijon paratë e suksesit