
Bernie Ecclestone është bërë baba për herë të katërt në moshën 89 vjeç. Bashkëshortja e ish-bosit të Formula 1, Fabiana Flosi, 44 vjeçe, lindi një djalë, të cilin e quajtën Ace.Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Bernie Ecclestone për “Blick”, ku është shprehur se ai është shumë krenar për ardhjen në jetë të djalit të tij.
Bernie, i cili në tetor do të festojë ditëlindjen e tij të 90-të, është baba edhe i tri vajzave, më e madhja është Deborah, e cila priti 65 vjet të bëhej me një vëlla, më e famshmja është Tamara Ecclestone, 35-vjeçe dhe motra e tyre e vogël, Petra, 31 vjeçe.

89-vjeçari u martua me Fabiana Flosin në vitin 2012, tri vite pasi ai u nda nga modelja kroate Slavica Radic.