Prodhimi i naftës së OPEC-it në qershor arriti nivelin më të ulët që nga maji 1991 gjatë Luftës së Gjirit, dhe duke përmbushur kolektivisht shkurtimet e premtuar nga shtetet antare të tij.
Për muajin qershor, OPEC e uli prodhimin e tij në 22.69 milion fuçi në ditë, sipas një studimi të Bloomberg duke përdorur të dhëna të përpiluara nga Kpler, Rystad Energy, Rapidan Energy Group dhe JBC Energy GmbH.
Arabia Saudite përmbushi uljen e premtuar, duke mbajtur prodhimin e saj në 7.53 milion fuçi në ditë. Kjo e fundit gjithashtu mbajti premtimin dhe sa I takon uljeve të saj vullnetare shtesë.
Ndërsa Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu iu përmbajtën zotimeve të tyre duke arritur shkurtimet e premtuara, nuk i plotësuan të gjitha shkurtimet e vullnetare siç bëri Arabia Saudite.
Për habit ë askujt, Angola, Iraku dhe Nigeria nuk i përmbushën uljet e tyre të premtuara. Nga të tre, Angola ishte ajo që uli më tepër prodhimin, duke përmbushur në masën 83% shkurtimet e premtuara në qershor, ndërsa Nigeria arriti në 77%. Iraku, “I pabinduri” i grupit gjatë kësaj ulje por dhe dhe në raste të shkurtimeve të mëparshme, arriti të kapë vetëm 70% të premtimeve të tij. Të treja shtetet kanë deklaruar se do të ulin prodhimin në muajt e ardhshëm pasi të skadojë marrëveshja për shkurtimin e prodhimit në mënyrë që të kompesojnë sasite e nxjerra gjatë muajve maj dhe qershor.
Një pjesë e suksesit të OPEC në përmbushjen e objektivave të saj nxitet nga Venezuela, e cila prodhoi vetëm 340,000 fuçi muajin e kaluar, megjithëse kufizohet nga marrëveshja e shkurtimit të prodhimit.
Ndërsa OPEC është duke shijuar suksesin e saj në arritjen e uljeve të premtuara, shtetet ende po vazhdojnë mëkëmbjen e ngadaltë pas një tronditje të rëndë me kërkesën që kapi fundin. Megjithë shkurtimet, depozitat magazinuese janë akoma të plotë dhe mbeten dukshëm mbi mesataren e pesë viteve në Shtetet e Bashkuara, që cili ofron pamjen më transparente të gjendjes së tregut të naftës për sa i përket llogaritjeve të inventarit të naftës dhe karburanteve të tjera.
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasdite, me Brent-in që fitoi 2 pikë përqindje dhe u tregtua me 42.07 dollarë për fuçi dhe WTI që qëndroi pak më pak se 40 dollarë për fuçi, duke u rritur 1.48%.
Bursa për datën 2 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 386.25 | + 6.00 |
DIESEL | 365.00 | + 6.25 |
BRENT | 43.13 | + 0.56 |
©aktualitet.al