Seti fotografik i çiftit të ri për pak kthehet në tragjedi… (VIDEO)

0

Një çift i ri në Kaliforninë Jugore në SHBA kishte vendosur të realizonte setin fotografik të kujtimeve përpara dasmës në brigjet e Oqeanit Paqësor.

Por nuk ishte e shkruar që gjërat të shkonin mirë për ta. Një dallgë befas e ka rrëmbyer nusen e re në thellësi të oqeanit, duke rrezikuar të shndëronte momentin e bukur në një tragjedi.

Për fatin e mirë të çiftit ekipet e shpëtimit ishin duke mbajtur nën vëzhgim bregun për shkak të detit të trazuar dhe me dallgë.

Menjëherë sapo ata kanë pikasur një person në ujë i kanë shkuar në ndihmë duke e nxjerrë në breg pas disa minutave, që do të ngelen gjatë në mendjen e të rinjve, sigurisht jo për setin fotografik që po zhvillonin.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

Artikulli i mëparshëmShokuese/Filmi francez i vitit 1947 që parashikoi të ardhmen
Artikulli i radhësDjali i diktatorit dhe faji i mbetur jetim