Të paktën 50 eurodeputetë kanë raportuar vjedhje të kompjuterëve, tableteve dhe sendeve të tjera personale në zyrat e tyre të Parlamentit Evropian kur ata qëndruan larg Brukselit gjatë mbylljes së koronavirusit. Politico.eu shkruan se vala e vjedhjeve ka ndodhur kryesisht kur ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët dhe hajdutët kanë hapur zyrat dhe dollapët e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.
Deputeti gjerman Nico Semsrott, i cili raportoi për dy laptopë të vjedhur tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Parlamentit Evropian për Sigurinë.
“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” – i tha ai politico.eu, citpn lapsi.al.
“Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutët] kaluan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi dukej mjaft rrëmujë” – tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë raporte për “midis 40 dhe 100 eurodeputetëve” që zyrat e tyre ishin çmontuar.
Semsrott paralajmëroi kolegët në lidhje me vjedhjet në një email të hënën dhe postoi një video në YouTube duke treguar sesi hajdutët ishin detyruar të hapnin sirtarin e tavolinës para se të përdornin një çelës për të hapur një dollap të sigurt që përmbante kompjuterët. Ai tha se DG SAFE nuk i kishte paralajmëruar eurodeputetët për vjedhjet.
Në mars, Presidenti i Parlamentit David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj.
Një zëdhënës i Parlamentit tha që asambleja ishte informuar në lidhje me vjedhjet në prill dhe “kishte rritur numrin e agjentëve të sigurimit që patrullojnë zyrat,” ndërsa “agjentët e tjerë kontrolluan hyrjet në ndërtesë.” Ajo shtoi se DG SAFE po heton vjedhjet dhe është në kontakt me autoritetet belge. Zëdhënësi tha se numri i atyre që ishin vjedhur nuk ishte konfirmuar, por zyrtarë të tjerë thanë se numri ishte rreth 50 eurodeputetë.
Dita Cháranzova, një eurodeputete çeke tha se i kishte kërkuar DG SAFE një raport mbi hetimet dhe se do ta ngrinte atë çështje në mbledhjen e ardhshme të byrosë, e cila mbikëqyr çështjet administrative.
“Për momentin, nuk është e qartë nëse është rast i izoluar apo [nëse ka] raste më të përhapura,” – tha Cháranzova.
Massimo Casanova, një deputet nga Lidhja e Italisë, shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte paraqitur një ankesë në Parlament pasi disa “njerëz të panjohur hynë në zyrën e tij”. Casanova tha se “asnjë send nuk mungon”, por ai do të hetonte nëse ishin marrë dokumentet.